Peci pasi Kurti u shfaq në zyrat e Presidencës: Keqpërdorim flagrant i Zyrës së Presidentit të Kosovës, nuk do koment

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka reaguar në rrjetet sociale pas paraqitjes së ish-kryeministrit Albin Kurti në zyrat e Presidenca e Republikës së Kosovës së bashku me kandidaten e Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Feride Rushiti, vetëm pak minuat pas shpërndarjes së Kuvendit. Përmes një postimi në Facebook, Peci e cilësoi këtë veprim si “keqpërdorim flagrant”…

Lajme

29/04/2026 01:10

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka reaguar në rrjetet sociale pas paraqitjes së ish-kryeministrit Albin Kurti në zyrat e Presidenca e Republikës së Kosovës së bashku me kandidaten e Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Feride Rushiti, vetëm pak minuat pas shpërndarjes së Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Peci e cilësoi këtë veprim si “keqpërdorim flagrant” të Zyrës së Presidentit për qëllime politike.

Sipas tij, pamjet e publikuara flasin vetë dhe tregojnë mënyrën se si, sipas tij, po tentohet të arrihen objektivat politike.

“Keqpërdorimi flagrant i Zyrës së Presidentit të Kosovës nga Kryeministri i Kosovës dhe një kandidate e VV për presidente të vendit, nuk do fare koment. Mjafton vetëm të shikosh dhe i kupton të gjitha, prej mendësisë deri te mënyra e përpjekjeve për arritjen e qëllimeve politike. Pamje më kuptimplote moti nuk kemi pa,” ka shkruar Peci.