Kurti: Ne bëmë oferta gjeneroze për opozitën, deshëm ti marrim në Qeveri edhe pse nuk na duheshin – Ata duan zgjedhje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës kur po pritet të zgjidhet Presidenti i Kosovës që kanë mbetur minutat e fundit. Ai ka thënë se sot janë mbushur katër muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, por sipas tij opozita po kërkon sërish zgjedhje. “Ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet…

Lajme

28/04/2026 23:57

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës kur po pritet të zgjidhet Presidenti i Kosovës që kanë mbetur minutat e fundit.

Ai ka thënë se sot janë mbushur katër muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, por sipas tij opozita po kërkon sërish zgjedhje.

“Ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Ata nuk duan pushtet, por duan që as ne të mos e kemi atë. Mirëpo për këtë vendos populli, jo ata — populli që çdo herë e më shumë na ka mbështetur neve për përmbushjen e zotimeve tona dhe përmirësimin e situatës së tij. Pas një qeverisjeje pesëvjeçare, është rritur mbështetja për ne. Është e vështirë të gjendet një qeveri tjetër që ka kaluar nëpër kriza të njëpasnjëshme dhe që ka dalë fitimtare në të gjitha rrafshet, duke marrë mbështetje edhe më të madhe popullore. Kështu do të jetë gjithmonë: do të jemi pranë popullit për ta përkrahur dhe për të punuar aq sa dimë e mundemi”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se demokracia kërkon edhe institucione dhe sipas tij këtu qëndron problemi, sjellja joshtetërore dhe joinstitucionale e opozitës.

“Vitin e kaluar kishte pengesa për të mos u zgjedhur kryetarja e Kuvendit, më pas Qeveria, dhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pasi nuk arritën ta pengonin këtë, u kapën te zgjedhja e Presidentit”, ka thënë Kurti.

Ofertat e tij për opozitën, Kurtii i ka qujajtur gjeneroze.

“LDK-së i kemi ofruar zëvendëskryeministrin dhe disa ministri; kreut të tyre, i cili ka përafërsisht gjysmën e votave të kryetares së Kuvendit, i kemi ofruar gjithsej katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit — pa pasur fare nevojë për këtë. Ne kemi kërkuar vetëm votën, që ata ta respektojnë vetveten duke kryer obligimin kushtetues. I kemi marrë në Qeveri, pavarësisht se nuk na nevojiten, vetëm që ata ta kryejnë obligimin kushtetues dhe ta respektojnë veten e tyre. Vetëm dy shkronja do të kishin mjaftuar nga kryetari i LDK-së: “Po”. Do të bëheshim një. Madje edhe në një situatë ku sërish nuk e dinim nëse do ta zgjidhnim Presidentin, sepse edhe bashkë me ta ishim në prag të numrit të kërkuar për zgjedhjen e tij”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se e kanë ofruar pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Na thuhej se nuk mund t’i kemi tri pozitat kryesore shtetërore, por ata nuk dëshironin që VV t’i ketë ato. Edhe këtë e zgjidhëm — edhe kjo vështirësi e pati zgjidhjen te ne. Thamë të bëjmë rrokadë: nënkryetari juaj apo kryetari të bëhet nënkryetar. Ata thanë: nuk e pranojmë, sepse ju e doni Presidentin. Pra, kur mendonin se nuk e ofronim atë, kërkonin që të mos i kishim tri pozitat; kur e ofruam pozitën e kryetarit, thanë se nuk bën që ju ta keni Presidentin”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/