21.8 milionë euro i kushtuan shtetit zgjedhjet gjatë vitit 2025

Republika e Kosovës ka shpenzuar rreth 21.8 milionë euro për procese zgjedhore vetëm gjatë vitit 2025, duke reflektuar një kosto të lartë për buxhetin e shtetit në një periudhë të shkurtër kohore. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë kushtuar rreth 7.9 milionë euro. Pas tyre, zgjedhjet lokale…

Lajme

28/04/2026 15:22

Republika e Kosovës ka shpenzuar rreth 21.8 milionë euro për procese zgjedhore vetëm gjatë vitit 2025, duke reflektuar një kosto të lartë për buxhetin e shtetit në një periudhë të shkurtër kohore.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë kushtuar rreth 7.9 milionë euro. Pas tyre, zgjedhjet lokale të mbajtura në dy raunde gjatë tetorit dhe nëntorit kanë shtuar edhe 8.1 milionë euro të tjera.

Ndërkohë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të organizuara në fund të vitit kanë rënduar buxhetin edhe me rreth 7 milionë euro, duke e çuar totalin vjetor në afro 22 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Nëse llogaritet mesatarja, çdo proces zgjedhor gjatë vitit 2025 i ka kushtuar vendit rreth 7 deri në 8 milionë euro. E përkthyer për kokë banori, kjo shumë arrin mbi 12 euro për qytetar, një kosto që reflekton drejtpërdrejt në financat publike.

Pavarësisht diskutimeve për zhvillime të reja politike, aktualisht nuk ka planifikim konkret për zgjedhje të tjera. Nga KQZ kanë bërë të ditur se çdo vendim për një proces të ri zgjedhor do të shoqërohet me miratim të veçantë buxhetor.

Nërkaq shpenzimet e përsëritura për zgjedhje, sidomos brenda një viti, po nxisin diskutime mbi ndikimin e tyre në prioritetet e tjera publike dhe menaxhimin e financave shtetërore në tërësi. /Lajmi.net/