Portreti i Eliot Engelit zbulohet në Kuvendin e Kosovës, nismë e Haradinajt dhe Grupit Parlamentar të AAK-së
Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, e cila nis në orën 10:00, i është kushtuar ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill. Para fillimit të seancës, deputeti Besnik Tahiri bëri të ditur se kjo mbledhje është iniciuar nga Ramush Haradinaj, duke theksuar lidhjen e gjatë që ai kishte me Engelin…
Lajme
Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, e cila nis në orën 10:00, i është kushtuar ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.
Para fillimit të seancës, deputeti Besnik Tahiri bëri të ditur se kjo mbledhje është iniciuar nga Ramush Haradinaj, duke theksuar lidhjen e gjatë që ai kishte me Engelin ndër vite, transmeton lajmi.net.
Tahiri njoftoi gjithashtu se në nderim të figurës së ish-kongresmenit është realizuar edhe një portret, me kërkesë të Haradinajt.
“E kemi porositur ne si grup parlamentar. Seanca është iniciuar nga Ramush Haradinaj, i cili ka pasur kontakt tash e tri dekada me Eliot Engel, dhe kemi dashur që këtë ditë ta shënojmë po ashtu edhe me një vepër artistike të piktorit Faton Kryeziu, i cili e ka realizuar këtë për dy ditë. Ka qenë kërkesë e kryetarit Haradinaj që ta kemi një portret”, tha Tahiri.
Kjo seancë përkujtuese synon të nderojë kontributin dhe rolin e Engelit në raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./lajmi.net/