Miratimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, Zemaj: Do ta mbajmë Qeverinë përgjegjëse që të implementohet sipas afateve ligjore
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka shkruar në lidhje me miratimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor. Ai ka thënë se i kanë dhënë shansin këtij Ligji ndonëse sipas tij u miratua me mungesë transparence. Zemaj ka paralajmëruar se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë që ky ligj të implementohet sipas afateve ligjore. “I dhamë shansin Ligjit…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka shkruar në lidhje me miratimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor.
Ai ka thënë se i kanë dhënë shansin këtij Ligji ndonëse sipas tij u miratua me mungesë transparence.
Zemaj ka paralajmëruar se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë që ky ligj të implementohet sipas afateve ligjore.
“I dhamë shansin Ligjit të ri për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor, edhe pse u miratua me mungesë transparence, pa debat të mirëfilltë me deputetët dhe publikun, si dhe pa u dëgjuar profesionistët shëndetësorë dhe odat përkatëse. Megjithatë, ne do ta mbajmë Qeverinë përgjegjëse që implementimi i këtij ligji të fillojë sipas afateve të përcaktuara ligjore”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: