Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë pasdite pranë Thumanës, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë, në Shqipëri, pas përplasjes së dy automjeteve. Siç raportojnë mediat shqiptare, shoferi i njërës prej veturave ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjera kanë mbetur të lënduar. Bazuar në informacionet e publikuara deri më tani, viktima është identifikuar…
Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë pasdite pranë Thumanës, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë, në Shqipëri, pas përplasjes së dy automjeteve.
Siç raportojnë mediat shqiptare, shoferi i njërës prej veturave ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjera kanë mbetur të lënduar.
Bazuar në informacionet e publikuara deri më tani, viktima është identifikuar si Arben Jangozi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa akoma nuk dihet shkaku i aksidentit.