Sistemi prokurorial jep detaje nga takimi Gashi-Haxhiu: U kërkua rritja e buxhetit dhe u theksuan mungesat në infrastrukturë e staf profesional

Sistemi prokurorial ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka realizuar sot kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashit dhe U.D e Presidentes Albulena Haxhiun. Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në vend, shkruan lajmi.net. “Në fokus të veçantë ishte mungesa e theksuar e buxhetit, e…

Lajme

22/04/2026 12:50

Sistemi prokurorial ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka realizuar sot kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashit dhe U.D e Presidentes Albulena Haxhiun.

Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në vend, shkruan lajmi.net.

“Në fokus të veçantë ishte mungesa e theksuar e buxhetit, e cila, pavarësisht rritjes së obligimeve ligjore dhe institucionale, vazhdon të mbetet e pandryshuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin efektiv të sistemit. Po ashtu, u theksuan mungesat në infrastrukturë, përfshirë objektet prokuroriale, si dhe numri i pamjaftueshëm i prokurorëve dhe stafit profesional, faktorë që rrisin ngarkesën e punës dhe ulin efikasitetin institucional”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, në takim është diskutuar edhe për procesin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe nevojës për vazhdimin e tyre, me theks të veçantë në përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, pozitë që vazhdon të mbetet e mbuluar me ushtrues detyre.

“Në këtë kontekst, U.D. Presidentja Haxhiu shprehu gatishmërinë për të mbështetur adresimin e këtyre çështjeve në përputhje me kompetencat kushtetuese, ndërsa të dyja palët u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të avancimit të funksionimit të sistemit prokurorial dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në këtë njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: