Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, Osmani: U riafirmua parimi se çdo cenim i jetës së grave kërkon përgjigjen më të fortë të drejtësisë
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në lidhje me aktgjykimin që ka shpallur Gjykata Kushtetuese për vrasjen e Liridona Ademajt, duke e dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën ndërsa me 30 vite burgim Kushtrim Kokallën. Osmani ka thënë se sot drejtësia ka folur me zë të qartë dhe të prerë.…
Lajme
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në lidhje me aktgjykimin që ka shpallur Gjykata Kushtetuese për vrasjen e Liridona Ademajt, duke e dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën ndërsa me 30 vite burgim Kushtrim Kokallën.
Osmani ka thënë se sot drejtësia ka folur me zë të qartë dhe të prerë.
“Fatkeqësisht, asnjë aktgjykim nuk e kthen kohën prapa dhe nuk e kthen Liridonën në jetë. Mirëpo sot u riafirmua një parim themelor: çdo cenim i jetës së grave kërkon përgjigjen më të fortë të drejtësisë. Ky vendim është një mesazh i qartë se dhuna ndaj grave nuk mund të relativizohet as të tolerohet. Por ky nuk është fundi. Është shtytja e domosdoshme që jetët e grave të mbrohen dhe çdo rast dhune të merret seriozisht e të trajtohet në kohë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se mendjet tona janë me familjen e Liridonës dhe të të gjitha grave e vajzave që nuk janë në mesin tonë për shkak të femicidit.
“Për Liridonën. Për çdo grua që nuk arriti të mbijetojë. Dhe për çdo vajzë që meriton të rritet e lirë dhe pa frikë, drejtësia do të jetë përgjigja përherë, ndërsa parandalimi, mbështetja dhe fuqizimi do të jenë angazhimi ynë i përditshëm”, ka shtuar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: