Nis finalja e “Big Brother VIP Albania 5”, katër finalistë në garë për çmimin e madh

Është hapur finalja e madhe e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania 5”, duke sjellë kulmin e një sezoni të gjatë plot emocione, debate dhe surpriza. Pas një rrugëtimi disa-javor brenda shtëpisë më të ndjekur në vend, katër finalistët Selin, Miri, Mateo dhe Rogerti kanë arritur në fazën vendimtare, ku njëri prej tyre…

ShowBiz

18/04/2026 21:31

Është hapur finalja e madhe e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania 5”, duke sjellë kulmin e një sezoni të gjatë plot emocione, debate dhe surpriza.

Pas një rrugëtimi disa-javor brenda shtëpisë më të ndjekur në vend, katër finalistët Selin, Miri, Mateo dhe Rogerti kanë arritur në fazën vendimtare, ku njëri prej tyre do të shpallet fituesi i këtij edicioni.

Mbrëmja finale është hapur me performanca të ish-banorëve dhe një atmosferë festive, duke rikthyer në skenë momentet më të komentuar të sezonit.

Finalja pritet të sjellë surpriza të shumta dhe zhvillime të papritura, ndërsa vendimi për fituesin është në duart e publikut.

Tashmë mbetet të shihet se kush do të arrijë të marrë çmimin e madh dhe të kurorëzohet fitues i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 5”.