Haxhiu: Nderojmë veprën e Zahir Pajazitit, dëshmorët ngritën lartë shpresën që vendi jonë mund të ketë liri
U.d presidentja, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka përkujtuar figurën e dëshmorit Zahir Pajaziti, duke vlerësuar jetën dhe veprën e tij. Ajo ka thënë se me respekt vlerësohet dhe nderohet çdo dëshmorë. “Atëherë të nderuar media mirë se po gjejmë njëri-tjetrin këtu te “Zahir Pajaziti”, në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, që me respekt…
Lajme
U.d presidentja, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka përkujtuar figurën e dëshmorit Zahir Pajaziti, duke vlerësuar jetën dhe veprën e tij.
Ajo ka thënë se me respekt vlerësohet dhe nderohet çdo dëshmorë.
“Atëherë të nderuar media mirë se po gjejmë njëri-tjetrin këtu te “Zahir Pajaziti”, në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, që me respekt e vlerësojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajazitit, por edhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë.
Zahir Pajaziti me shokë ishin ndër të parët që i dhanë kuptim rezistencës së organizuar kundër regjimit të asaj kohe, madje shërbyen edhe si shembull i guximit, vendosmërisë në rrethana tejet të vështira për vendin tonë. Kontributi i tyre nuk ishte vetëm kontribut gueril, ushtarak apo profesional, por ishte edhe kontribut moral për faktin se ata ngritën lart shpresën që vendi jonë mund të ketë liri, mund të çlirohet dhe mund të jetë i pavarur.
Madje ata shërbyen edhe si frymëzim që shumë të rinj e të reja t’i bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot nderojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajaziti, gjithë dëshmorëve të Prishtinës por edhe gjithë dëshmorëve të kombit. Institucionet e Republikës së Kosovës sikurse edhe shoqëria jonë asnjëherë nuk duhet ta harrojë kontributin e tyre sepse në fakt ishte kontributi i tyre që sot ne jetojmë në një shtet të lirë dhe të pavarur”, tha Haxhiu para mediave.