Hoti: Nafta mund të ishte 36 cent më lirë, qeveria po gabon me akcizën
Deputeti dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti në një intervistë për EURO n’T7 ka folur edhe për rritjen e vazhdueshme të çmimeve si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, të përcjella edhe në Kosovë. Ai ka përgënjeshtruar deklaratat e qeveritarëve, të cilët kanë thënë se ndërhyrja në uljen e…
Lajme
Deputeti dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti në një intervistë për EURO n’T7 ka folur edhe për rritjen e vazhdueshme të çmimeve si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, të përcjella edhe në Kosovë.
Ai ka përgënjeshtruar deklaratat e qeveritarëve, të cilët kanë thënë se ndërhyrja në uljen e akcizës dhe TVSH-së i shkakton buxhetit 10 milionë euro humbje, ndërkohë që për heqjen e akcizës do të duhej vetëm mbledhja e komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës.
“Ndryshimi i akcizës mund të bëhet shumë shpejt, vjen propozimi në komisionin parlamentar, merr një miratim dhe mund të lëvizë akciza. Pra sot nafta në Kosovë mund të kushtonte 36 cent më lirë në qoftë se qeveria do të hiqte përkohësisht akcizën, në ndërkohë që të hyrat e qeverisë nuk bien, për shkak se mblidhen më shumë nga TVSH-ja e rritur”, ka thënë Hoti.
Në anën tjetër, Hoti ka thënë se ka insistuar se nuk humb asnjë milion nga ulja e akcizës, por që sipas tij edhe po të humbeshin do të arsyetohej sepse jemi në kohë krize.
“Ne kemi një inflacion prej 6% në muajin mars dhe sipas statistikave në EUROSTAT, ne jemi vendi me inflacionin më të lartë në Evropë dhe nuk është e kuptueshme pse qeveria nuk po ndërhyn që çmimi i naftës të mirëmbahet e me të edhe shumë çmime të artikujve bazë”, ka shtuar Hoti.