Edisa publikon bisedat private – akuzon motrën e Mateos për lidhje me ish-të fejuarin e saj
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka publikuar në Instagram një bisedë private me Kejsi Borrin, motrën e banorit Mateo Borri, duke e kthyer një gjë personale në një debat publik. Sipas mesazheve të publikuara, Edisa e ka nisur komunikimin duke e akuzuar Kejsin se ka pasur një lidhje me ish-të fejuarin e…
ShowBiz
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka publikuar në Instagram një bisedë private me Kejsi Borrin, motrën e banorit Mateo Borri, duke e kthyer një gjë personale në një debat publik.
Sipas mesazheve të publikuara, Edisa e ka nisur komunikimin duke e akuzuar Kejsin se ka pasur një lidhje me ish-të fejuarin e saj.
Ajo ka theksuar se situata mes tyre është personale dhe e lidhur me jetën e tyre jashtë formatit televiziv.
Kejsi i është përgjigjur këtyre pretendimeve duke i mohuar kategorikisht dhe duke e quajtur Edisën ‘qesharake’.
Biseda e tyre në Instagram:
Edisa: O Kejsi po tani e mora vesh unë që paske qenë dashnorja ish të fejuarit tim ti. Ti e paske personale o shpirt.
Kejsi: Hahahahahahaha unë se njoh fare nikun o zemra se s’merrem fare me burra unë. Po ti qenke qesharake fare.
Edisa: Dhe sorrave si puna jote. Që mirë dashnore. Po paskeni guxim dhe për diss.
Edisa: Tani po merr kuptim gjithë sulmi kibernetik që më është bërë nga Call Centerat e motrës së Mateos në çdo faqe të mundshme dhe historitë që keni shpikur për mua. Kejsi Borri je e turpshme.

