Çitaku: PDK s’ka pranuar letër nga Kurti për Presidentin, mund të ketë komunikim me adresa të tjera
Deputetja e PDK-së dhe nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka folur në një konferencë për media lidhur me çështjen e Presidentit. Ajo tha se PDK ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që komunikimi të bëhet përmes një shkrese zyrtare, por sipas saj një letër e tillë nuk ka mbërritur ende në zyrat e partisë, raporton…
Lajme
Deputetja e PDK-së dhe nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka folur në një konferencë për media lidhur me çështjen e Presidentit.
Ajo tha se PDK ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që komunikimi të bëhet përmes një shkrese zyrtare, por sipas saj një letër e tillë nuk ka mbërritur ende në zyrat e partisë, raporton lajmi.net
Çitaku ka shtuar se mund të jetë duke ndodhur komunikim me adresa të tjera.
“Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë, ndërsa PDK-ja ka vetëm 22 deputetë. Nëse shumica parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion vetëm bashkëbisedimin me PDK-në, por ka edhe mundësi të tjera. Deri tani, një letër e tillë nuk ka mbërritur në adresën e PDK-së”, tha Çitaku para mediave pas mbledhjes së Kryesisë./Lajmi.net/