“Shpërthen” Edisa ndaj Shëndritit: Është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa, ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur hapur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet me disa prej ish-banorëve. Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Shëndriti, për të cilin tha se ka…

ShowBiz

11/04/2026 13:57

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa, ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur hapur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet me disa prej ish-banorëve.

Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Shëndriti, për të cilin tha se ka pasur momente të vështira emocionale gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Nuk e kuptuan pse unë qava, ndërkohë ishte se doja t’i thosha shumë gjëra por jo, e qava. Nuk doja të shaja,” u shpreh ajo, duke kujtuar një debat të zhvilluar në zonën e divaneve jeshilë.

E pyetur më tej për mendimin e saj për Shëndritin, Edisa dha një deklaratë të drejtpërdrejtë.

“E kam thënë dhe i rri koherente. Mendimet për banorët i krijova aty brenda, pavarësisht se para se të hyja pashë diçka tek tuk, por mora dhe kohën time. Prita ti njoh, se ndryshe është brenda dhe ndryshe jashtë. E për Shëndritin vazhdoj të them se është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi. Se ka thënë kam mbajtur shënime për Big Brother,” tha ajo.

Edisa shtoi gjithashtu se nuk beson që afrimiteti mes Shëndritit dhe Selinës është i natyrshëm, por sipas saj ka qenë pjesë e strategjisë së lojës.

“Më tepër mendoj se ai e dinte se kjo gjë do pëlqehej, kjo marrëdhënie, donin të bënin ato lëvizjet që t’i bënin virale. Mendonte se Selin duke qenë e faktorizuar do e ndihmonte të faktorizohej edhe ai,” u shpreh ish-banorja.

Deklaratat e saj kanë ngjallur diskutime në rrjet, ndërsa fansat e formatit vazhdojnë të komentojnë marrëdhëniet mes ish-banorëve edhe pas daljes nga shtëpia.