Përfaqësuesja e Amerikës: Shpresojmë që Kurti e Vuçiq ta ulin temperaturën dhe të ulen në tavolinë
Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka thënë se nuk ka arsye më që UNMIK-ut të vazhdojë të funksionojë në Kosovë, meqë Kosova s’mund të trajtohet njëjtë sikur të ishte në vitin 1999. Ajo ka thënë se Uashingtoni përkrah shkurtimin buxhetor të UNMIK-ut dhe se misioni duhet të funksionoj me buxhet të shkurtuar deri…
Lajme
Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka thënë se nuk ka arsye më që UNMIK-ut të vazhdojë të funksionojë në Kosovë, meqë Kosova s’mund të trajtohet njëjtë sikur të ishte në vitin 1999.
Ajo ka thënë se Uashingtoni përkrah shkurtimin buxhetor të UNMIK-ut dhe se misioni duhet të funksionoj me buxhet të shkurtuar deri të mbyllet, raporton lajmi.net
“S’ka arsyetim që Kosova të trajtohet në vitin 2026 sikur të ishte në vitin 1999. KFORi merret me sigurinë. Përfaqësuesi i BE-së merret me dialogun. UNMIK-u nuk adreson as paqeruajtje e as normalizim”, ka thënë Bruce.
“Mirëpresim zvogëlimin e buxhetit të UNMIK-ut. Deri të merret vendimi për mbyllje, ky mision duhet të funksionojë me buxhet të reduktuar”, ka shtuar ambasadorja amerikane.
“UNMIK-ut i ka ardhur fundi i rrugës. Nëse ky Këshill është serioz, ne duhet të veprojmë”, ka përfunduar ajo.
Ai tutje tha se Trump pret që Kurti e Vuçiq të ulin temperaturën.
“Rruga e vetme përpara është normalizimi. Presidenti Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, të dyja palët të ulin temperaturën dhe do të bëjnë deeskalim e do të ulen në tavolinë, do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja jo nga e kaluara me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo./Lajmi.net/