Haradinaj në Ditën e Kushtetutës: Shkeljet duhet të ndalen urgjentisht
Sot bëhen 18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar këtë ditë duke thënë Kushtetuta shënon dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi.…
Lajme
Sot bëhen 18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar këtë ditë duke thënë Kushtetuta shënon dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi.
Postimi i plotë:
Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi. Kjo Kushtetutë moderne është gardiani që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve, shtetin e pavarur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim.
Në 5 vitet e fundit, kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese duke anashkaluar qëllimshem parimet e saj. Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht.
Urime Dita e Kushtetutës!/Lajmi.net/