Zhvillime të teja për Lojëra Mesdhetaare, ICMG thërret Kosovën në Athinë për të diskutuar ngecjet
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në një takim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i cili do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Athinë të Greqisë, ku në fokus do të jenë ngecjet në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Këtë takim e konfirmoi KOK-u duke bërë të…
Sport
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në një takim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i cili do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Athinë të Greqisë, ku në fokus do të jenë ngecjet në organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Këtë takim e konfirmoi KOK-u duke bërë të ditur se ftesa për pjesëmarrje ka ardhur nga ICMG-ja.
Pas përfundimit të takimit në Athinë, drejtuesit e KOK-ut do të raportojnë para Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 për diskutimet e zhvilluara dhe hapat e mëtejmë që pritet të ndërmerren.
Pas përfundimit të takimit në Athinë, drejtuesit e KOK-ut do të raportojnë para Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 për diskutimet e zhvilluara dhe hapat e mëtejmë që pritet të ndërmerren.
Në qëndrimin e tij, KOK-u ka theksuar se mbetet plotësisht i përkushtuar që Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 të organizohen në Kosovë, por ka nënvizuar se suksesi i këtij projekti varet nga përkushtimi i të gjitha institucioneve të përfshira
Takimi i 3 dhe 4 dhjetorit në Athinë vjen në një periudhë kur organizimi i Prishtina 2030 po përballet me sfida dhe vonesa në përmbushjen e obligimeve të përcaktuara për këtë ngjarje të madhe sportive.