Lamtumirë pritjeve – Rruga A hapet sot për qarkullim

Rruga A në Prishtinë do të hapet sot zyrtarisht për qarkullim, me ç’rast do të bëhet edhe përurimi i saj me emrin “Jim Xhema”. Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ceremonia e përurimit do të mbahet sot, duke filluar nga ora 18:30, në bashkimin e rrugës “B” me rrugën “A”, te rrethrrotullimi. Në ceremoni do…

Lajme

25/11/2026 12:11

Rruga A në Prishtinë do të hapet sot zyrtarisht për qarkullim, me ç’rast do të bëhet edhe përurimi i saj me emrin “Jim Xhema”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ceremonia e përurimit do të mbahet sot, duke filluar nga ora 18:30, në bashkimin e rrugës “B” me rrugën “A”, te rrethrrotullimi.

Në ceremoni do të marrin pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe drejtoresha e Investimeve Kapitale, Zyhrije Pllana.

Komuna e Prishtinës ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje. /Lajmi.net/