Daut Haradinaj përkujton Betejën e Koshares: E turpëroi ushtrinë serbe

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së Beteja e Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më historike të luftës çlirimtare. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se më 9 prill, gra e burra të bashkuar u nisën drejt një misioni që më…

Lajme

09/04/2026 10:36

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së Beteja e Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më historike të luftës çlirimtare.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se më 9 prill, gra e burra të bashkuar u nisën drejt një misioni që më vonë do të njihej si Beteja e Koshares. Ai ka përmendur se në mëngjesin e hershëm, komandanti Rrustem Berisha së bashku me eprorët e tij u nisën për ta thyer, siç e ka quajtur ai, “murin shqiptaro-shqiptar”.

Sipas Haradinajt, kjo betejë, nga fillimi e deri në çlirimin e plotë, shënoi një kthesë të rëndësishme në luftë, duke e turpëruar ushtrinë serbe dhe duke i dhënë kombit shumë heronj.

“Nga ky mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi skajshëm ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj të kësaj beteje”, ka theksuar Haradinaj. /Lajmi.net/