Rrahmani: Gjatë 2025-tës, mbi 3 milionë euro janë shpenzuar vetëm për udhëtime zyrtare brenda Kosovës
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani e ka nisur ditën duke e përshëndetur Albin Kurtin, të cilin e ka quajtur “president, kryeministër dhe kryetar të Kuvendit”. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbi 3 milionë euro janë shpenzuar vetëm gjatë 2025-tës për udhëtime zyrtare brenda vendit. Sipas Rrahmanit, 430 mijë janë paguar gjatë…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani e ka nisur ditën duke e përshëndetur Albin Kurtin, të cilin e ka quajtur “president, kryeministër dhe kryetar të Kuvendit”.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbi 3 milionë euro janë shpenzuar vetëm gjatë 2025-tës për udhëtime zyrtare brenda vendit. Sipas Rrahmanit, 430 mijë janë paguar gjatë 2025-tës për zyrtarët vetëm për udhëtime brenda vendit, që sipas tij kanë udhëtuar nga qyteti në qytet.
“Para xhepi / mëditje për udhëtime zyrtare brenda vendit:
Në vitin 2025 – 430 mijë euro,
në vitin 2024 – 242 mijë euro,
në vitin 2023 – 110 mijë euro”, ka shkruar Rrahmani.
Ai ka thënë se këto shpenzime janë para të gatshme që zyrtarët i kanë marrë për udhëtime brenda Kosovës, e që ka thënë se është vlerë e rritur katërfish nga viti 2023.
Rrahmani ka thënë se në këtë vlerë nuk është llogaritur transporti që sipas tij ka qenë 1 milion e 780 mijë euro në vitin 2023, 1 milion e 968 mijë euro në vitin 2024 dhe 1 milion e 646 mijë euro në vitin 2025.
“Shto këtu edhe akomodimin, ku në vitin 2025 ka qenë 938 mijë euro, në vitin 2024 – 948 mijë euro dhe në vitin 2023 – 592 mijë euro, sepse duke pasur parasysh largësinë e qyteteve, është e pamundur të udhëtohet pa qëndruar edhe në ato qytete. Sa më gjatë në pushtet, aq më i papërgjegjshëm, aq më afër luksit e keqpërdorimit. Pushteti të prish, thonë të vjetrit”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: