Arrestohen katër persona në Ferizaj, policia u sekuestron armë zjarri dhe municion

Janë arrestuar 4 persona në Ferizaj nën dyshimin për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pasurisë. Sipas njoftimit të policisë, më 13 korrik, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një person me inicialet M.B., i cili ka raportuar se ishte kanosur nga disa persona. Pas veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet policore, të…

Lajme

14/07/2026 09:24

Janë arrestuar 4 persona në Ferizaj nën dyshimin për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pasurisë.

Sipas njoftimit të policisë, më 13 korrik, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një person me inicialet M.B., i cili ka raportuar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet policore, të dyshuarit janë identifikuar dhe lokalizuar në një lokal në Ferizaj. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni.

Të arrestuarit janë H.TH., 50 vjeç, SH.TH., 27 vjeç, E.B., 37 vjeç dhe E.H., 27 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste penale për veprat “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”./Lajmi.net/