Rritet çmimi i naftës në Kosovë, dizeli shtrenjtohet për 2 cent nga sot

Nga dita e sotme, qytetarët do të paguajnë më shumë për një litër naftë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës, duke njoftuar rritje të çmimit të dizelit me 2 cent. Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.52 euro për…

Lajme

14/07/2026 09:35

Nga dita e sotme, qytetarët do të paguajnë më shumë për një litër naftë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës, duke njoftuar rritje të çmimit të dizelit me 2 cent.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është 1.52 euro për litër, nga 1.50 euro sa ishte më parë.

Ndërkohë, benzina mbetet në 1.39 euro për litër, ndërsa gazi në 0.61 euro për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e datës 14 korrik 2026, në përputhje me vendimin e MINT-it.