Rama uron Ditën e Kushtetutës: Riafirmojmë përkushtimin e palëkundur për forcimin e shtetit ligjor
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar Ditën e Kushtetutës. Ai ka shprehur respektin më të lartë për aktin themeltar që ka përcaktuar drejtimin, vlerat dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës. “Këtë ditë e përkujtojmë si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik, duke nderuar sakrificën…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar Ditën e Kushtetutës.
Ai ka shprehur respektin më të lartë për aktin themeltar që ka përcaktuar drejtimin, vlerat dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës.
“Këtë ditë e përkujtojmë si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik, duke nderuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave që e bënë të mundur këtë realitet. Në këtë frymë, riafirmojmë përkushtimin e palëkundur për forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, në shërbim të qytetarëve dhe dinjitetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: