“Faqet zyrtare janë pronë e institucionit e jo të individit”- Albulena Haxhiu ia bën të ditur Vjosa Osmanit se s’duhet t’i “privatizojë” ato
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu e cila ka marrë këtë detyrë nga 4 prilli, sot ka folur për herë të parë për tema që ndërlidhen me këtë pozitë, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë. Pasi ka marrë detyrën, ajo nuk e ka marrë të plotë institucionin e Presidencës, pasi që Vjosa Osmani i…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu e cila ka marrë këtë detyrë nga 4 prilli, sot ka folur për herë të parë për tema që ndërlidhen me këtë pozitë, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.
Pasi ka marrë detyrën, ajo nuk e ka marrë të plotë institucionin e Presidencës, pasi që Vjosa Osmani i ka marrë me vete faqet zyrtare të institucionit.
E për këtë, Haxhiu ka thënë se ata nuk kanë kontribuar që debati të shkoj siç ka shkuar.
Sipas saj, është gabim të merren me çështje të tilla sepse faqet zyrtare janë pronë e institucionit e jo e individit.
“Me qëllim që t’i njoftojmë qytetarët me aktivitetet e këtij institucioni jemi detyruar të hapim faqe të tjera. E di se dikujt iu duk teknike e dikush sikur s’ka vend për diskutim, por si Kryetare Kuvendit dhe si u.d Presidente e kam obligim për transparencë për aktivitetet e mija e që janë nën përgjegjësi tona. Kemi pas rastin kur isha ministre e Drejtësisë nga momenti i detyrës kanë mbetur edhe tek ministrja Gërvalla. Faqet zyrtatare s’janë të individëve por duhet mbetur si pronë e institucionit janë të domosdoshme që t’i respektojmë institucionet e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Faqja të cilën Presidentja Vjosa Osmani e kishte përdorur për 5 vite për të shpërndarë njoftime nga Presidenca, nuk iu la Presidencës përsëri. Emri i saj ndërroi nga “Presidenca e Kosovës” tek “Zyra e Presidentës së 6-të të Republikës së Kosovës”.
Haxhiu tani si u.d e Presidentës, ka hapur faqe të re me emrin “Presidenca e Republikës së Kosovës”. /Lajmi.net/