“Rrënjët po ju thërrasin”, Edi Rama publikon videon e realizuar me “AI” për Samitin e Diasporës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës ka promovuar Samitin e IV të Diasporës. Në postimin e shpërndarë, shfaqen disa prej figurave më të njohura të historisë shqiptare, të rikrijuara me teknologji moderne, si Ismail Qemali, Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli,…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës ka promovuar Samitin e IV të Diasporës.
Në postimin e shpërndarë, shfaqen disa prej figurave më të njohura të historisë shqiptare, të rikrijuara me teknologji moderne, si Ismail Qemali, Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli, vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Gjon Buzuku, Jeronim De Rada dhe figura të rëndësishme që kanë kontribuuar në formimin e Shtetit shqiptar.
“Mirëmëngjes dhe me këtë video mirëseardhjeje për Samitin e Diasporës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.