Osmani në përkrahje të studentëve që protestuan sot në Maqedoni të Veriut për provime në gjuhën shqipe

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkrahur studentët e Maqedonisë së Veriut që kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë atje. Kjo protestë u thirr nga ana e tyre për padrejtësi pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ani pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.…

Lajme

06/04/2026 16:11

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkrahur studentët e Maqedonisë së Veriut që kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë atje.

Kjo protestë u thirr nga ana e tyre për padrejtësi pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ani pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

“Në përkrahje të studentëve! Në përkrahje të gjuhës shqipe! Në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë!”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: