Osmani shkon për Pashkë në familjen Zeneli-Prenaj, e vazhdon traditën edhe pasi përfundoi mandatin
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar traditën e vizitave te familjet shqiptare që festojnë Pashkët. Ajo ka vizituar dje familjen Zeneli-Prenaj, për t’ua uruar këtë ditë që ka thënë se për mesazh ka bashkimin rreth vlerave më të larta që kanë dalluar popullin tonë. “Në shtëpinë e Arbërie Prenajt – mjeke me përkushtim të…
Lajme
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar traditën e vizitave te familjet shqiptare që festojnë Pashkët.
Ajo ka vizituar dje familjen Zeneli-Prenaj, për t’ua uruar këtë ditë që ka thënë se për mesazh ka bashkimin rreth vlerave më të larta që kanë dalluar popullin tonë.
“Në shtëpinë e Arbërie Prenajt – mjeke me përkushtim të rrallë, dhe Lulzim Zenelit – dikur deputet e nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, sot profesor dhe zë i mendimit kritik, gjetëm më shumë se mikpritje. Gjetëm një model të gjallë të familjes shqiptare të ndershme, punëtore, të përkushtuar ndaj dijes, dhe thellësisht të lidhur me vlerat që e kanë mbajtur gjallë këtë vend në kohët më të vështira. Qoftë kjo festë gjithmonë një simbol i paqes, ringritjes, bashkimit, dashurisë dhe shpresës për çdo familje”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: