Kadrijaj: Kur foli Rozeta Hajdari për korrupsion m’ka ardhë me qeshë, njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme ku po debatohet për rritjen e çmimeve të naftës, tha se është për të qeshur të dëgjosh deputeten e Vetëvendosjes, Rozeta Hajdari, duke folur për korrupsion. Ajo iu referua aktakuzës së ngritur ndaj Hajdarit, e cila sa ka qenë ministre e Industrisë dhe Tregtisë dyshohet se…
Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme ku po debatohet për rritjen e çmimeve të naftës, tha se është për të qeshur të dëgjosh deputeten e Vetëvendosjes, Rozeta Hajdari, duke folur për korrupsion.
Ajo iu referua aktakuzës së ngritur ndaj Hajdarit, e cila sa ka qenë ministre e Industrisë dhe Tregtisë dyshohet se ka keqpërdorur rezervat shtetërore.
“Viti i gjashtë që po udhëheq kjo qeveri dhe ende po gjejnë fajtorë sepse e kanë një performancë pa asnjë të arritur. Njëherë pengesë ka qenë pandemia, atëherë lufta në Ukrainë, normal që ju vajtoni për vitet e kaluara sepse gjithë këto të arritura janë nga opozita dhe tash lufta në Iran. S’po ju lë me i çelë sytë, me bo asnjë punë. Kur po flet Rozeta Hajdari për korrupsion me ka ardhë me qeshë, m’beso m’ka ardhë me qeshë. Njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore, njeri që i ka bërë dëm këtij vendi, doli sot në foltore foli për korrupsion. Marre a. Marre!”, tha Kadrijaj.
Më herët, në foltoren e Kuvendit tha se Vetëvendosjes iu desh të “përballet” me trashëgiminë e korrupsionit të lënë nga qeveritë e kaluara.
“Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë, në fillim të mandatit tonë qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje, ne u përballëm me një realitet të vështirë të trashëguar nga ju, qeverisjet e kaluara. Keqpërdorimi dhe korrupsioni kishin zënë vend thellë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si në publik ashtu edhe në privat. Këto dukuri nuk ishin të rastësishme; ato ishin të lidhura ngushtë me interesa të ngushta, me grupe dhe monopole të afërta me politikën që për vite me radhë kishin penguar zhvillimin e tregut të lirë dhe konkurrencën e drejtë”, kishte thënë ajo.