Çmimet e larta të naftës, të premtën mbahet seancë parlamentare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka njoftuar se të premtën do të mbahet një seancë parlamentare. Kjo seancë do të mbahet për çmimin e lartë të naftës dhe është ftuar nga LDK, shkruan lajmi.net. “Jo çfarë po bên Qeveria se nuk bën gjë po do diskutohet si përfiton nga kjo gjendje, nga…

Lajme

01/04/2026 10:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka njoftuar se të premtën do të mbahet një seancë parlamentare.

Kjo seancë do të mbahet për çmimin e lartë të naftës dhe është ftuar nga LDK, shkruan lajmi.net.

“Jo çfarë po bên Qeveria se nuk bën gjë po do diskutohet si përfiton nga kjo gjendje, nga ne qytetarët edhe çfare do bënte një Qeveri njimend e Kosovës. Do thuani pse këta çfarë janë, VV?! Këta janë administratorë kolonial, na administrojnë si të ishte Kosova koloni e huaj, komb i huaj, e jo vend i tyre”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Në lidhje me këtë seancë, Kuvendi i Kosovës nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: