I dyshuari ndalet për kontroll, i gjendet armë e fishekë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një veturë në Obiliq, tek pronari janë gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikatorë dhe 18 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/