Ekzekutohet paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik

Është ekzekutuar paga e 13-të për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik në Kosovë. Kjo pagë është ndarë me vendim të Qeverisë të hënën. Ajo ndahet e plotë për punonjësit që kanë mbushur 12 muaj, ndërsa ata që kanë më pak se një vit punë marrin proporcionalisht një pjesë të pagës së 13-të. Paga…

Lajme

31/03/2026 16:27

Është ekzekutuar paga e 13-të për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik në Kosovë.

Kjo pagë është ndarë me vendim të Qeverisë të hënën.

Ajo ndahet e plotë për punonjësit që kanë mbushur 12 muaj, ndërsa ata që kanë më pak se një vit punë marrin proporcionalisht një pjesë të pagës së 13-të.

Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe është përfshirë në buxhetin e vitit 2026.