Abdixhiku kërkon hetim të menjëhershëm të njehsorëve të rrymës: Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me çështjen e njehsorëve të energjisë elektrike, që ata vetë kanë raportuar se sistemi i tyre i matjes po i keqllogaritë. Ai ka thënë se kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qytetarët…

Lajme

26/03/2026 11:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar në lidhje me çështjen e njehsorëve të energjisë elektrike, që ata vetë kanë raportuar se sistemi i tyre i matjes po i keqllogaritë.

Ai ka thënë se kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogaritë.

“Nga verifikimi i 884 njehsorëve që aktivistët tanë kanë bërë, 87% rezultojnë të llogarisin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve të natës. Kjo nuk është më rastësi. Është dështim sistemik. Prandaj, LDK i fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre. Ne zotohemi se këtë çështje do ta ndjekim në të gjitha nivelet institucionale, deri në vendosjen e drejtësisë për çdo qytetar”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se LDK kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale./Lajmi.net/

Postimi i plotë: