Zyra e BE-së në Kosovë: Mbështesim rrugën e Kosovës për integrim në BE

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së, Eva Palatova, ka njoftuar sot se në Prishtinë po qëndron drejtori i Shërbimit të Jashtëm të BE-së për Evropën Perëndimor, Emanuel Giaufret. Palatova ka njoftuar se ai do të takohet me përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile. Ajo ka thënë se BE-ja…

Lajme

26/03/2026 10:39

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së, Eva Palatova, ka njoftuar sot se në Prishtinë po qëndron drejtori i Shërbimit të Jashtëm të BE-së për Evropën Perëndimor, Emanuel Giaufret.

Palatova ka njoftuar se ai do të takohet me përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Ajo ka thënë se BE-ja e përkrah Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian.