Nxënësi 13-vjeçar plagos me thikë mësuesen në Itali, dëshmitarët filmuan sulmin
Një nxënës 13-vjeçar këtë të mërkurë ka sulmuar dhe plagosur me thikë mësuesen e tij përpara hyrjes së një shkolle në Bergamo, në veri të Italisë. Mësuesja 57-vjeçare u dërgua menjëherë në spital pas sulmit. Sipas informacioneve, ajo është jashtë rrezikut për jetën. 13-vjeçari mësohet se u filmua nga dëshmitarët okularë gjatë sulmit. Ai mbante veshur një bluzë me…
Bota
Një nxënës 13-vjeçar këtë të mërkurë ka sulmuar dhe plagosur me thikë mësuesen e tij përpara hyrjes së një shkolle në Bergamo, në veri të Italisë.
Mësuesja 57-vjeçare u dërgua menjëherë në spital pas sulmit. Sipas informacioneve, ajo është jashtë rrezikut për jetën.
13-vjeçari mësohet se u filmua nga dëshmitarët okularë gjatë sulmit. Ai mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “hakmarrje” dhe pantallona në stil ushtarak. Pas sulmit kanë ndërhyrë një mësues dhe dy administratorë të cilët e ndaluan atë.
Ende nuk dihet pse13-vjeçari e sulmoi mësuesen e tij. Karabinierët deklaruan se ngjarja ishte një incident i izoluar dhe se nuk ishin të përfshirë persona të tjerë. Ata gjithashtu shtuan se motivi nuk lidhet me terrorizmin.