Vushtrriasi dërgohet në mbajtje pasi ofendoi gruan e me thikë e dëmtoi derën e shtëpisë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 20:00 në Vushtrri. Sipas informacioneve të policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve, i dyshuari dyshohet se ka fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij. Më pas, në shenjë revolte, ai dyshohet se me një thikë ka dëmtuar njërën nga dyert e shtëpisë. Pas ndërhyrjes…

Lajme

19/07/2026 10:28

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 20:00 në Vushtrri.

Sipas informacioneve të policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve, i dyshuari dyshohet se ka fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij.

Më pas, në shenjë revolte, ai dyshohet se me një thikë ka dëmtuar njërën nga dyert e shtëpisë.

Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar.

“Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “Dhunë në familje”, njofton Policia e Kosovës