74 aksidente në vetëm 24 orë, Policia apelon për kujdes në trafik
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 74 aksidente trafiku. Prej tyre, 28 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 46 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sipas Policisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara për rritjen e sigurisë në komunikacion, janë shqiptuar 2,096…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 74 aksidente trafiku. Prej tyre, 28 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 46 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas Policisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara për rritjen e sigurisë në komunikacion, janë shqiptuar 2,096 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë në rrugët e vendit.