Një dron nga Rusia godet një central energjetik në Estoni

Një dron hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga Rusia herët në mëngjesin e së mërkurës dhe u përplas me një oxhak në një central lokal energjetik, njoftoi Shërbimi i Sigurisë së Brendshme i Estonisë për transmetuesin publik ERR. Autoritetet estoneze thanë se nuk ka raportime për të lënduar apo dëme në centralin energjetik, raporton…

Bota

25/03/2026 10:55

Një dron hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga Rusia herët në mëngjesin e së mërkurës dhe u përplas me një oxhak në një central lokal energjetik, njoftoi Shërbimi i Sigurisë së Brendshme i Estonisë për transmetuesin publik ERR.

Autoritetet estoneze thanë se nuk ka raportime për të lënduar apo dëme në centralin energjetik, raporton Reuters, përcejll lajmi.net.

Gjithashtu, dy dronë hynë në hapësirën ajrore të Letonisë, një nga Rusia dhe tjetri nga Bjellorusia, sipas autoriteteve letoneze. Nuk është ende e qartë origjina e saktë e këtyre dronëve.

Incidentet ndodhën pothuajse në të njëjtën kohë kur një sulm me dron nga Ukraina shkaktoi zjarr në objektet e naftës në portin rus të Ust-Luga në Detin Baltik, një qendër e madhe eksporti të naftës rreth 25 km nga kufiri me Estoninë.