Pacolli merr vendim për gurëthyesit: Obligohen t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli ka nënshkruar një vendim në të cilën obligohen të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore. Pacolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar…
Lajme
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli ka nënshkruar një vendim në të cilën obligohen të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.
Pacolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për vite me radhë, malet dhe peizazhet janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve.
“Prandaj, sot kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor. Vendimi OBLIGON të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore”, ka shkruar Pacolli.
Tutje ajo ka shkruar se operatorët obligohen që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së ministrisë.
“Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda afatit rezulton në humbje të së drejtës për shqyrtim administrativ dhe aktivizon inspektimin e jashtëzakonshëm të menjëhershëm në terren. Pasuria e Kosovës është pasuri e përbashkët, prandaj çdo shfrytëzim i saj duhet të bëhet në përputhje me ligjin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.