Matoshi: Albin Kurti nuk e ka pasur asnjë problem për me zgjedh presidentin
Komentatori politik, Halil Matoshi tha se Kosova ka dalë nga një situatë bllokade institucionale dhe tashmë po ecën drejt një stabiliteti më të madh politik. Sipas tij, zhbllokimi i sistemit dhe i procesit për zgjedhjen e presidentit ka hapur rrugën për funksionimin normal të institucioneve, duke theksuar se qeveria aktuale gëzon një mbështetje të fortë…
Lajme
Komentatori politik, Halil Matoshi tha se Kosova ka dalë nga një situatë bllokade institucionale dhe tashmë po ecën drejt një stabiliteti më të madh politik.
Sipas tij, zhbllokimi i sistemit dhe i procesit për zgjedhjen e presidentit ka hapur rrugën për funksionimin normal të institucioneve, duke theksuar se qeveria aktuale gëzon një mbështetje të fortë parlamentare prej rreth 52%, gjë që, sipas tij, e bën atë të qëndrueshme dhe pa telashe serioze në ushtrimin e mandatit.
Matoshi tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur pengesa reale për zgjedhjen e presidentit, duke shtuar se kjo shumicë duhej të reflektohej edhe në këtë proces.Ai gjithashtu ka reaguar ndaj kritikave për opozitën, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e saj historik.
Sipas Matoshit, përfaqësuesit e opozitës janë individë me merita të mëdha për vendin, të cilët kanë kontribuar në lëvizjen paqësore, në ndërtimin e idesë së shtetit, shpalljen e pavarësisë dhe luftën çlirimtare.
Në fund, ai theksoi se këto merita janë të padiskutueshme dhe nuk mund të zhbëhen nga asnjë forcë politike apo rrethanë, duke e cilësuar këtë si një çështje meritokracie dhe respekti ndaj kontributit për shtetin e Kosovës.