​IKD nis mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka nis mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve në mbështetje të kësaj nisme. Përmes kësaj nisme, IKD synon të sigurojë mbështetjen e qytetarëve për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke shfrytëzuar mekanizmin…

Lajme

23/07/2026 10:46

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka nis mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve në mbështetje të kësaj nisme.

Përmes kësaj nisme, IKD synon të sigurojë mbështetjen e qytetarëve për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke shfrytëzuar mekanizmin e nismës legjislative qytetare, i cili u mundëson qytetarëve të kontribuojnë drejtpërdrejt në procesin e hartimit dhe ndryshimit të legjislacionit.