Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende pret formalizimin nga organet e partisë. Ai theksoi se vendimi përfundimtar i takon Këshilli Drejtues të subjektit politik pjesë e të cilit është. “Është thënë, është përmend,…
Lajme
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende pret formalizimin nga organet e partisë.
Ai theksoi se vendimi përfundimtar i takon Këshilli Drejtues të subjektit politik pjesë e të cilit është.
“Është thënë, është përmend, formalizimin e fundit e bën Këshilli Drejtues i Aleancës. Ne kemi hyrë në një proces, por duhet me prit formalizimin, është korrekte prej meje. Ekziston një bindje gogja e gjerë se duhet me qenë kështu, formalizimi bëhet në organet e Aleancës, që është Këshilli Drejtues”.
Gjini foli gjithashtu për zgjedhjet e brendshme në parti, duke bërë të ditur se ka shpallur kandidaturën për të udhëhequr AAK-në.
“I kemi nis zgjedhjet e brendshme në Aleancë dhe unë e kam shpall kandidaturën, për shkak të vendimeve të fundit dhe për shkak të zgjedhjeve të mundshme, këshilli i Përgjithshëm ka marrë vendim me pezulluar procesin e zgjedhjeve, për shkak se nuk mund t’i kemi dy”.
“Gjasat janë reale, por prapë duhet me pasë kujdes dhe me prit derisa të ndodh formalisht”, shtoi ai më tutje kur u pyet rreth kandiditimit për postin e kryeministrit nga radhët e kësaj partie.