Prokuroria e Mitrovicës ndalon një person për aksidentin fatal në Studime, dyshohet se voziti i dehur në korsinë e kundërt
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ndaluar një person lidhur me aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku humbi jetën një grua, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar. “Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar një…