Ndërhyrje në minutat e fundit: Shpëtohet në Spitalin e Mitrovicës 79-vjeçari që kishte bllokim të rrugëve të frymëmarrjes

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka njoftuar se ka arritur të shpëtohet në minutat e fundit jeta e një pacienti të moshës 79 vjeçare. Pacienti është transportuar me urgjencë me autoambulancë nga Shtëpia e të Moshuarve në Skenderaj, pasi kishte pësuar një bllokim kritik të rrugëve të frymëmarrjes si pasojë e ngulfatjes me ushqim.…

Lajme

23/07/2026 11:25

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka njoftuar se ka arritur të shpëtohet në minutat e fundit jeta e një pacienti të moshës 79 vjeçare.

Pacienti është transportuar me urgjencë me autoambulancë nga Shtëpia e të Moshuarve në Skenderaj, pasi kishte pësuar një bllokim kritik të rrugëve të frymëmarrjes si pasojë e ngulfatjes me ushqim.

“​Ai mbërriti në Emergjencë në gjendje të rëndë dhe me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Me të mbërritur, ekipi kujdestar mori menjëherë të gjitha masat e nevojshme reanimuese. ​U aplikuan hapat e shpejtë të reanimimit për stabilizimin e funksioneve vitale, duke larguar trupin e huaj e duke pastruar e hequr ushqimin që bllokonte tërësisht rrugët e frymëmarrjes. ​Falë ndërhyrjes, frymëmarrja e pacientit u rikthye dhe jeta e tij u shpëtua mrekullisht”, kanë njoftuar nga ky spital.

​Ndërhyrja u realizua nën udhëheqjen e mjekut specialist dhe ekipit të infermierëve: ​Dr. Vehbi Salihu, Specialist i Mjekësisë Emergjente dhe infermierët: Agron Sumiqi, Musa Peci, Valdete Maliqi, Hidajete Hajrizi, Avdullah Ademi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: