Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të armatosura serbe

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, gjeneral Milan Mojsilović. Takimi u mbajt në Beograd dhe raportohet se ishte pjesë e komunikimeve të vazhdueshme të rregullta dhe transparente midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe. Sipas KFOR-it, komunikime të tilla janë thelbësore për…

Lajme

14/03/2026 19:25

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, gjeneral Milan Mojsilović.

Takimi u mbajt në Beograd dhe raportohet se ishte pjesë e komunikimeve të vazhdueshme të rregullta dhe transparente midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe.

Sipas KFOR-it, komunikime të tilla janë thelbësore për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të forcuar bashkëpunimin për të adresuar zhvillimet e sigurisë dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal.

“Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi shumë tema me interes të përbashkët. Gjeneral Major Ulutaş falënderoi Gjeneralin Mojsilović për mikpritjen e tij dhe për një diskutim të frytshëm.

Gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu përshëndeti njoftimin e fundit të një stërvitjeje NATO-Serbi, e cila do të mbahet nga Serbia, në maj. KFOR-i nuk do të ketë asnjë rol në të. Kjo stërvitje do të zhvillohet në respekt të plotë të politikës së deklaruar të neutralitetit ushtarak të Serbisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.