Albulena Haxhiu pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutuan për bashkëpunimin dhe prioritetet legjislative

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, me theks të veçantë në mbështetjen për prioritetet legjislative të institucionit, raporton lajmi.net Po ashtu, në takim u…

Lajme

13/03/2026 15:27

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, me theks të veçantë në mbështetjen për prioritetet legjislative të institucionit, raporton lajmi.net

Po ashtu, në takim u trajtua edhe rëndësia e forcimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit, si dhe avancimi i standardeve demokratike në vend përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.

Të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të zhvillimit demokratik dhe përmirësimit të proceseve parlamentare në Kosovë./Lajmi.net/