Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, dy persona mbesin të lënduar – konfiskohet arma e fishekët
Është arrestuar i dyshuari mashkull në Fushë-Kosovë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës. Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretman mjekësorë është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm. “Në vendin e ngjarjes…
Lajme
Është arrestuar i dyshuari mashkull në Fushë-Kosovë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës.
Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretman mjekësorë është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm.
“Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga çanta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/