Finalisti i tretë i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, ka dhënë intervistën e tij të parë pas përfundimit të lojës për emisionin “Ora Shtatë”.
Ai rrëfeu se java e parë pas daljes nga shtëpia e BBVK ishte jashtëzakonisht e vështirë.
Për sa i përket strategjisë dhe lojës së tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, Ludo tha se eksperienca që kishte jashtë e ndihmoi shumë gjatë lojës.

Gjithashtu ka folur edhe për mbështetjen që mori nga familja dhe fjalët inkurajuese që i dhanë.
“Vajzat nuk flasin shqip, por e kishin kuptuar shumë mirë lojën time. Madje edhe shoqet e tyre kishin qenë fanse të mia, ku i kishin thënë vajzës se ‘babanë e ke si luan’”, tregoi ai gjatë bisedës.
Ludo shtoi se jashtë Big Brother, ka kontaktet më të mira me Benitën si dhe me Edin e Londrimin.
Stilisti i flokëve nga ana tjetër u shfaq i revoltuar në momentin kur u zgjodh finalist i tretë, pasi priste të ishte fituesi i këtij edicioni.