I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trupin e saj u konstatuan edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit Eraldo Fizi duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë. Sipas burimeve,…

Lajme

12/03/2026 08:34

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë.

Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit Eraldo Fizi duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.

Sipas burimeve, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune, raporton Top Channel.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga familjarët e të ndjerës.

Xhuana Nikollaj jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi. Po ashtu, nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale për vdekjen e parakohshme të 25-vjeçares, ku miq të saj kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.