Konjufca takohet me ambasadorin e Japonisë, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Hiroyasu Tanigaki, ku u diskutua për rritjen e shkëmbimeve tregtare, pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO në Japoni dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor ndërmjet dy vendeve. “Gjatë bisedës u trajtua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO në…

Lajme

09/03/2026 21:49

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Hiroyasu Tanigaki, ku u diskutua për rritjen e shkëmbimeve tregtare, pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO në Japoni dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë bisedës u trajtua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO në Japoni, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve. U përmend gjithashtu se Universiteti i Prishtinës tashmë ofron kurse të gjuhës japoneze, duke krijuar një urë të re bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Në takim u theksua edhe përputhja e qëndrimeve gjeopolitike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe përkushtimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Zëvendëskryeministri Konjufca gjithashtu i përcolli urimet e tij Japonisë për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin e kryeministres së re”, thuhet në njoftim të MPJD-së.