Haxhi Avdyli tregon se e mbështeti Vjosa Osmanin për presidente: Qëndrimin e thashë në prani të Kurtit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Abdyli njoftoi se dorëheqja e tij lidhet pikërisht me pakënaqësitë që ka për mënyrën se si po kritikohet presidentja Vjosa Osmani. Përpos kësaj, Avdyli njoftoi se i ka dhënë mbështetje rizgjedhjes së Vjosa Osmanit, madje në prani…

Lajme

09/03/2026 13:35

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Abdyli njoftoi se dorëheqja e tij lidhet pikërisht me pakënaqësitë që ka për mënyrën se si po kritikohet presidentja Vjosa Osmani.

Përpos kësaj, Avdyli njoftoi se i ka dhënë mbështetje rizgjedhjes së Vjosa Osmanit, madje në prani të Kurtit, transmeton lajmi.net.

Përpos kësaj, Avdyli thotë se me disa ishin pajtuar që të mos pajtohen.

Postimi i plotë:

#DORËHEQJE
Sulmet e paskrupullta ndaj Presidentes Osmani, deri edhe në thirrje për pushkatim, si dhe linçimet publike ndaj saj nga figura të njohura e panjohura, përfshirë edhe sulme ndaj fëmijëve të saj, janë një politikë që do të duhej t’i përkiste së kaluarës së hidhur.
Manipulimet me inteligjencë artificiale, të cilat e dehumanizojnë Presidenten dhe ata që mendojnë ndryshe, vetëm që të nxisin urrejtje të pakontrollueshme, e për qëllime elektorale me të vërtet janë të gërditshme.
Kjo fushatë e thirrje për dhunë është sa rrezikshme dhe tërësisht e papranueshme për mua, dhe më ka prekur shumë.
Si njeri që gjithmonë ka promovuar paqen, dialogun, mirëkuptimin dhe respektin edhe me njerëz me të cilët kemi dallime politike, unë nuk mund të rri i heshtur e i strukur përballë një situate të tillë.
Sot është Vjosa, nesër mund të jem unë, pasnesër ju, apo vajza e djali juaj që mund të kenë një bindje apo ambicje legjitime të dallueshme nga Partia .
Qëndrimin tim për procesin e fundit politik, e kam thënë publikisht në mbledhjen GP të VV-së në prani edhe të zotit Kurti, e poashtu edhe në kryesi të Guxo.
Ne disa, me respekt të ndërsjelltë, jemi pajtuar, që spo pajtohemi me orientimin që po merrte shumica e grupit tonë politik.
Por edhe pse ishte ky mospajtim politik i rrallë mes nesh, nuk do ta kisha menduar kurrë që do pasonte kjo fushatë bazuar në linqim, fyerje, shpifje të ulëta e deri në kërcënime nga kolegë deputetë, politikanë , miqë të mi të njohur e panjohur, nga mu ata që deri para 5 ditësh e quanin Vjosa Osmanin krenari të Kosovës.
Prandaj, në shenjë proteste, dhe për të mos identifikuar veten me këtë fushatë të ulët, kam vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme, nga të gjitha pozitat në Partinë Guxo.
Uroj dhe shpresoj që, për hir të Kosovës dhe të ardhmes së fëmijëve tanë, kjo dorëheqje e ime, si deputet në 5 mandate, 3 mandate nga lista me VV, të ju shërbej sa do pak që të mendoni me kokë të ftohur, që të jetë apel nga një deputet që ka dhënë shumë për këtë 50% e 51% , që ta ndrroni strategjinë denigruese, ta ndalni gjuhën e urrejtjes dhe dhunës.
Mbani qëndrime politike, por aman shpërndani më shumë respekt e dashuri mesh nesh, sepse ajo është që na duhet.
Rrugët politike mund të na ndahen, e mund të na bashkohen, por njerzillëkun brenda nesh sbën ta vrasim.
Sepse Liria e ardhmëria e Republikës sonë duhet të jetë mbi gjithçka. /Lajmi.net/